Netanyahu e Putin takohen pas tri ditësh për çështjen në Siri

Bota

Netanyahu e Putin takohen pas tri ditësh për çështjen në Siri

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 20:33
Benjamin Netanyahu dhe Vladimir Putin

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të takojë të mërkurën presidentin rus, Vladimir Putin në Sotchi në Detin e Zi për të biseduar në mënyrë të veçantë për Sirinë, njoftoi sot në një komunikatë zyra e kryeministrit izraelit.

“Dy krerët do të diskutojnë për ngjarjet e fundit në rajon”, shtoi zyra e Netanjahut duke kujtuar se ata janë takuar disa herë këto vitet e fundit për të shmangur mosmarrëveshjet mes ushtrive ajrore izraelite dhe ruse në Siri. Që prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011, Izraeli po ndjek me kujdes të madh zhvillimin e situatës tek fqinji i tij duke pasur kujdes për të mos u përfshirë në konflikt dhe duke ruajtur të drejtën për të goditur autokolonat me destinacion Hezbollahun apo pozicionet e forcave siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat