OKB: talebanët dhe ISIS kanë kryer masakër në Afganistan

Bota

OKB: talebanët dhe ISIS kanë kryer masakër në Afganistan

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 07:49
ilustrim

Nga rezultatet paraprake të një hetimi të Kombeve të Bashkuara, doli se kryengritësit talebanë dhe militantët e vetëquajtur “Shteti Islamik”, kanë vrarë së bashku të paktën 36 persona në një fshat në veri të Afganistanit në fillim të muajit.

Masakra mendohet të ketë ndodhur midis 3 dhe 5 gushtit, pak pasi kryengritësit hynë në fshatin Mirza Olang, me shumicën e banorëve myslimanë shiitë.

Ky fshat ndodhet në provincën Sar-e-Pul. Në raportin e Misionit të Ndihmës për Afganistanin të OKB-së, UNAMA, të bërë publik të dielën, thuhet se në mesin e viktimave kishte civilë dhe luftëtarë pro-qeverisë, të cilët ishin çarmatosur, para evakuimit të tyre./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat