Rusët para se të largohen nga konsullata po djegin “gjësende” të ndryshme

Bota

Rusët para se të largohen nga konsullata po djegin “gjësende” të ndryshme

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 23:23
Konsulata Ruse

Nga oxhaku i konsullatës ruse në San Francisco, i cili sipas urdhrit të administratës së presidentit Donald Trump, duhet të mbyllet të shtunën, është duke dalur tym i zi, dhe se stafi është duke djegur “gjësende të paidentifikuara” në kamin.

Siç raporton kjo agjenci, zjarrfikësit janë shfaqur para konsullatës, por atyre nuk është lejuar hyrja në ndërtesë.

Raportohet se njerëzit që kanë dalur nga objekti u kanë thënë zjarrfikësve se nuk ka “kurrfarë problemi” dhe se stafi i konsullatës janë duke djegur “gjësende të paidentifikuara në kamin”.

Image

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar Rusinë që të mbyll konsullatën e saj në San Francisco, si dhe dy objekte tjera në Washington dhe New York, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Rusisë që të reduktoj numrin e diplomatëve amerikanë në Moskë.
State Departamenti ka njoftuar se vendimi është marrë në frymën e “reciprocitetit” dhe se afati për mbylljen e objekteve është deri më 2 shtator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat