Koreja e Veriut paralajmëron të tjera ‘paketa dhuratash’ për SHBA-në

Bota

Koreja e Veriut paralajmëron të tjera ‘paketa dhuratash’ për SHBA-në

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 07:37
Han Tae Song

Një diplomat i lartë i Koresë së Veriut të martën paralajmëroi se vendi i tij është i gatshëm t’i dërgojë SHBA-ve "më shumë paketa dhuratash" , ndërsa fuqitë botërore u përpoqën të japin përgjigje ndaj testit të fundit të armëve bërthamore të Phenianit.

Han Tae Song, ambasador në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, konfirmoi se Koreja e Veriut kishte kryer me sukses testin e gjashtë dhe më të madh të bombës bërthamore të dielën.

"Masat e fundit të vetë-mbrojtjes nga vendi im, DPRK, janë një paketë dhuratë drejtuar askujt tjetër përveç SHBA-ve," tha Han.

"Shtetet e Bashkuara do të marrin më shumë paketa dhurata sh... përderisa mbështetet në provokime të pakujdesshme dhe përpjekje të kota për të ushtruar presion mbi DPRK-në," shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat