Shefi i NATO-s: Për Korenë e Veriut kërkohet përgjigje globale

Bota

Shefi i NATO-s: Për Korenë e Veriut kërkohet përgjigje globale

Më: 10 shtator 2017 Në ora: 18:49
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se programi bërthamor i Koresë së Veriut "është një kërcënim global dhe kërkon një përgjigje globale".

"Kjo sigurisht që përfshin  edhe NATO-n," tha ai për Andreë Marr Show të BBC-së.

Por ai nuk pranoi të thoshte nëse një sulm në territorin e Shteteve të Bashkuara të Guamit do të shkaktonte reagimin e mbrojtjes kolektive të aleancës ushtarake.

Neni 5 i traktatit të NATO-s thotë se një sulm kundër një anëtari të saj,  konsiderohet sulm kundër të gjithëve, transmeton KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat