SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”, kërcënon Koreja V.

Bota

SHBA do të përballet me “dhimbjen më të madhe”, kërcënon Koreja V.

Më: 12 shtator 2017 Në ora: 17:53
Ambasadori verikorean në OKB, Han Tae Song.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksione të reja kundër Koresë së Veriut, pasi kjo e fundit, më 3 shtator, ka kryer provën e gjashtë bërthamore.

Phenjani i hodhi poshtë sanksionet dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të përballen së shpejti me “dhimbjen më të madhe” që kanë pasur ndonjëherë.

Ambasadori verikorean në OKB, Han Tae Song, tha se SHBA është “e fiksuar” në pengimin e zhvillimit të Koresë Veriore si forcë bërthamore.

Sanksionet e reja i kufizojnë Phenjanit importet e naftës dhe i ndalojnë eksportet e tekstilit.

Shtetet e Bashkuara fillimisht kanë propozuar sanksione më të ashpra, përfshirë ndalimin total të importeve të naftës.

Por, sanksionet janë miratuar njëzëshëm vetëm pasi aleatët e Phenjanit, Rusia dhe Kina, kanë rënë dakord për masa më të reduktuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat