OKB: rritet numri i të uriturve në botë

Bota

OKB: rritet numri i të uriturve në botë

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 00:54
ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë publikuar një raport për urinë në botë. Sipas raportit, rreth 815 milionë njerëz në të gjithë botën gjatë vitit 2016 nuk patën ushqim të mjaftueshëm, pra 38 milionë më tepër se një vit më parë.

Raporti tregon se uria në shkallë botërore është në ngritje, pas më tepër se një dekade në rënie të vazhdueshme.

Raporti është produkt i përbashkët i 5 agjencive kryesore të OKB-së dhe ai paralajmëron se kequshqyerja po kërcënon shëndetin e miliona njerëzve në mbarë botën.

Sipas raportit, 155 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare kanë pësuar deformime të trupit dhe të trurit për shkak të kequshqyerjes./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat