Tillerson dhe Lavrov diskutojnë për Sirinë, Ukrainën…

Bota

Tillerson dhe Lavrov diskutojnë për Sirinë, Ukrainën…

Më: 18 shtator 2017 Në ora: 10:34
Rex Tillerson dhe Sergei Lavrov - foto arkivi

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, janë takuar në Nju Jork, përpara hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ukraina dhe Siria mësohet se kanë qenë temat kryesore të diskutimeve.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, tha se dy zyrtarët janë zotuar për reduktimin e dhunës në Siri dhe për krijimin e kushteve për paqe.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se takimi Lavrov-Tillerson ka mbuluar krizën në Siri, konfliktin në Ukrainë dhe “çështje të Lindjes së Mesme”.

Takimi është zhvilluar në kohën e, siç ka thënë Tillerson, marrëdhënieve “historikisht” të këqija midis Rusisë dhe SHBA-së.

Dy vendet i kanë reduktuar dukshëm misionet diplomatike të njëra-tjetrës.

SHBA ka vënë sanksione mbi Moskën, nën dyshimet se zyrtarët rusë kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, vitin e kaluar.

SHBA ka sanksionuar Moskën edhe për aktivitetet e saj në Ukrainë, përfshirë aneksimin e Krimesë dhe mbështetjen për separatistët në lindje të Ukrainës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat