Gjermania pas sirianëve ndihmon edhe refugjatët rohingia me 60 milion dollarë

Bota

Gjermania pas sirianëve ndihmon edhe refugjatët rohingia me 60 milion dollarë

Nga: Fitim Dika Më: 18 shtator 2017 Në ora: 18:19
Refugjatët

Gjermania ka treguar përsëri anën e saj humanitare, duke reaguar për valën e madhe të emigrimit të minoritetit musliman rohingia. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, ka thënë se “Gjermania do dhurojë 60 milion euro në kuadër të OKB për minoritetin rohingia”. Ky detaj vjen pasi 410.000 persona kanë emigruar nga Birmania në Bangladesh.

Paratë e dhuruara nga Gjermania do shfrytëzohen kryesisht për mjekimin e refugjatëve. 

Gjithashtu, politikani gjerman Volker Beck (Partia e të Gjelbërve) ka theksuar që vendi i tij duhet të marrë një kontigjent refugjatësh nga Bangladeshi në Gjermani; ndërsa deputetët Renate Künast dhe Uwe Kekeritz i kanë dërguar një letër ministrit gjerman Gerd Müller (CSU) që të bllokojë importin e tekstilit nga Birmania në BE./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat