Kriza në Myanmar, Aung San nuk brengoset për kritikat

Bota

Kriza në Myanmar, Aung San nuk brengoset për kritikat

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 08:54
Liderja de facto e Myanmar, Aung San Suu Kyi

Liderja de facto e Myanmar, Aung San Suu Kyi, ka thënë që nuk ia ka frikën ndonjë, siç e quajti ajo, shqyrtimi ndërkombëtare ndaj qeverisë së saj lidhur me krizën me komunitetin Rohingya.

Kjo është hera e parë që Aung ka folur për dhunën në këtë vend, që ka nxitur largimin e më shumë se 400,000 myslimanëve Rohingya për në Bangladesh.

Ajo ka thënë që nuk janë larguar shumica e myslimanëve dhe se dhuna ka marrë fund.

Aung San është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si i është qasur kësaj gjendje në Myanmar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat