Ushtria amerikane, “stuhi bombardimesh” pranë Koresë së Veriut

Bota

Ushtria amerikane, “stuhi bombardimesh” pranë Koresë së Veriut

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 09:45
F-35B në hapësirë

Katër avionë luftarakë amerikanë F-35B të pakapshëm nga radarët dhe dy bombardues strategjikë B-1B, kanë simuluar një bombardim strategjik në qiejt koreano-jugorë, si përgjigje ndaj manovrave të rrezikshme të Koresë së Veriut.

“Stuhia” e stërvitjeve ushtarake vjen pak kohë pasi Pheniani lëshoi një tjetër raketë balistike me rreze të mesme veprimi mbi Japoni, të premten e kaluar, si dhe pas zhvillimit të testit të 6 dhe më të fuqishëm bërthamor nga vendi i izoluar komunist më 3 shtator, në një sfidë të hapur ndaj sanksioneve të OKB-së dhe presionit ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve “Yonhap”, e cila citon një burim anonim të qeverisë së Seulit, thotë se avionët amerikanë, janë shoqëruar nga katër F15K koreano-jugorë, para se të ktheheshin në bazë, respektivisht në Japoni dhe në ishullin Guam.

Sakaq, Koreja e Veriut “është pranë fazës finale” të zhvillimit të një rakete balistike interkontinentale. Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Mbrojtjes së Seulit fqinj në një raport në Parlament mbi raketën me rreze të mesme të lëshuar të premten nga Peniani dhe që përfundoi në Paqësor pasi më parë kaloi mbi Japoni në një trajektore prej 3.700 km.

Stërvitjet e përbashkëta janë zhvilluar “dy apo 3 herë në muaj” gjatë kohëve të fundit”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Song Young-moo gjatë një seance parlamentare të kësaj të hëne.

Image

Në Pekin, agjencia zyrtare e lajmeve “Xinhua” njoftoi se Kina dhe Rusia kanë nisur stërvitjet detare në ekstremin më të largët rus, portin lindor të Vladivostokut, jo shumë larg nga kufiri mes Rusisë dhe Koresë së Veriut. Stërvitjet janë zhvilluar mes gjirit “Pjetri i Madh”, pranë Vladivostokut, dhe pjesës jugore të detit Okhotsk, në veri të Japonisë.
Stërvitja është pjesa e dytë e simulimeve detare mes Kinës dhe Rusisë gjatë këtij viti, me pjesën e parë që është zhvilluar në zonën e Baltikut gjatë muajit korrik. “Xinhua” nuk i lidh drejtpërdrejt stërvitjet me tensionin aktual mbi Korenë e Veriut.

Kina dhe Rusia kanë bërë vazhdimisht thirrje për një zgjidhje paqësore të konfliktit, si dhe për bisedime.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë një aeroplanmbajtëse  në gadishullin korean për një cikël manovrash detare në tetor. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat