Balena e Kaltër sfidon fëmijët britanikë

Bota

Balena e Kaltër sfidon fëmijët britanikë

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 13:21
Ilustrim

Loja Balena e Kaltër është një sfidë monstruoze online, e cila synon të marrë jetën e të rinjve.

Loja virale është shpërndarë online përmes rrjeteve sociale dhe raportet sugjerojnë se ka arritur në shkollat e Britanisë së Madhe dhe ajo po luhet edhe nga fëmijët shtatëvjeçar.

Loja virale inkurajon të rinjtë që të vrasin veten e tyre. Një ekspert i sigurisë online ka thënë se fëmijët shtatëvjeçar të shkollave kanë dëgjuar për këtë lojë famëkeqe.

Sfidat vetëvrasëse tashmë janë lidhur me 130 vdekje në Rusi.

Më herët gjatë kësaj vere, prindërit e një 16-vjeçari në Xhorxhia në SHBA, fajësuan Balenën e Kaltër për vdekjen e vajzës së tyre.

Ekspertët e sigurisë në Britani shfaqin drojën për shkak se për këtë lojë kanë kuptuar edhe fëmijët e moshë shtatëvjeçare.

“Fëmijët po flasin për Balenën e Kaltër. Ata ndoshta nuk e dinë saktë se për çfarë bëhet fjalë, por kjo është kureshtja e tyre dhe ata mund të hyjnë në internet për të parë se çfarë mund të bëjnë”, thonë ekspertët.

Shumica e vdekjeve janë raportuar të ketë ndodhur në Rusi, por raste të ngjashme ka pasur edhe në Ukrainë, Estoni, Kenia, Brazil dhe Argjentina.

Pasi që trendi po shënon rritje, Instagram tash paralajmëron të gjithë përdoruesit që të mos bëjnë tag në kërkimet e tyre për Balenën e Kaltër.

Në Britani të Madhe deri më tash nuk është regjistruar asnjë rast si rezultat i kësaj loje famëkeqe, por zyrtarët policorë paralajmërojnë prindërit rreth rrezikut që sjell kjo lojë për fëmijët e tyre.

Një student rus, Oleg Kapaev, planifikoi të hidhet nga ndërtesa për të përfunduar njërën nga sfidat e caktuara nga administratori i Balenës së Kaltër.

Fatmirësisht, prindërit e tij zbuluan planin e Kapaev dhe nuk lejuan që të vijë deri te më e keqja.

“Unë nuk kam pasur nevojë të vrasë veten. Ndjeja nevojën për të përfunduar detyrën”, ishte kjo përgjigjja e çuditshme e Kapaev për mediat britanike.

“Unë vetëm këtë mendim kisha në kokë dhe kisha nevojë për ta kompletuar detyrën”, ka shtuar studenti rus.

Shoqëria nacionale për preventivë të keqpërdorimit të fëmijëve, ka thënë se prindërit duhet të diskutojnë me fëmijët e tyre, për t’i mësuar se si duhet të thonë ‘jo’ dhe që të mos kenë frikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat