Çeki: Shpërthim në një objekt ushtarak, një i vdekur

Bota

Çeki: Shpërthim në një objekt ushtarak, një i vdekur

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Një person e ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur pas një shpërthimi që ka ndodhur në  një objekt ushtarak në Çeki.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin të martën në mëngjes në këtë objekt që ndodhet në qytetin e Vyskovit,  i cili gjendet rreth 200 kilometra në juglindje të Pragës.

Një qendër ushtarake dhe një akademi ushtarake janë të vendosura  në qytet.

Viktima dhe të plagosurit nuk janë identifikuar, raporton AFP.

Autoritetet thonë se nuk dyshojnë se shpërthimi është një akt terrorist ose sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat