Uashingtoni bllokon shitjen e armëve për shërbimin e sigurisë së Erdoganit

Bota

Uashingtoni bllokon shitjen e armëve për shërbimin e sigurisë së Erdoganit

Më: 19 shtator 2017 Në ora: 21:41
Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Qeveria amerikane vendosi të bllokojë shitjen e armëve ndaj shërbimit të sigurisë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, pasi truprojat e tij ushtruan dhunë ndaj manifestuesve, majin e kaluar në Uashington, konfirmuan sot dy senatorë amerikanë.

Sipas dy anëtarëve të Kongresit amerikan, Patrick Leahy dhe Chris Van Hollen, vendimi u mor pas paraqitjes së ligjit në këtë drejtim.

Propozimi i ri i Uashingtonit pritet të bllokojë një shitje të armëve me një vlerë rreth 1,2 milionë dollarë nga një shoqëri me seli në New Hampshire, ”Sig Sauer”, për shërbimin e sigurisë.

Ky i fundit ka qenë në qendër të një polemike të ashpër pas dhunës së ushtruar ndaj manifestuesve që protestuan kundër Erdogan gjatë vizitës së tij presidenciale në kryeqytetin amerikan më 16 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat