ISIS-i po bënte gati një ekzekutim publik, sulmohen me raketë nga aeroplani

Bota

ISIS-i po bënte gati një ekzekutim publik, sulmohen me raketë nga aeroplani

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 12:30
Pamje nga operacioni

Ky është momenti kur një aeroplan i forcave ajrore britanike ndaloi një ekzekutim publik të organizuar nga Shteti Islamik me një raketë të vetme Hellfire.

Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për pamjet e publikuara për herë të parë të cilat tregojnë turma të civilëve të detyruar me armë për t’u mbledhur në një qytet sirian për të parë ekzekutimin.

Disa momente më vonë, thuhet se duken forcat ajrore britanike të cilat lëshojnë arsenalin e tyre vdekjeprurës duke neutralizuar një snajper në një çati aty pranë.

Ndërsa turmat e tmerruara shpërndahen në panik, luftëtarët e ISIS-it nuk janë në gjendje të bëjnë vrasjen e tyre barbare.

Dhe ka qenë një dron i cili ishte duke fluturuar mbi qytetin sirian të Abu Kamalit ai që ka parë turmat që filluan të mblidheshin.

Teksa një kamion shkarkoi dy të burgosur me pranga para turmës, pilotët e aeroplanëve që vëzhgonin në ekranet nga mijëra kilometra larg e kishin qartë se ata ishin gati të dëshmonin një ekzekutim publik.

Misioni thuhet se u mbikëqyr nga qendra e operacioneve të kombinuara (Caoc) në bazën ajrore të Al Udeid në Katar. Vendndodhja e qendrës mbeti e fshehtë deri kohët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat