Rusia furnizon me naftë Korenë Veriore, ministria e jashtme nuk komenton lajmin

Bota

Rusia furnizon me naftë Korenë Veriore, ministria e jashtme nuk komenton lajmin

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 shtator 2017 Në ora: 18:52
Kim Jong Un

A i zbaton Rusia sanksionet kundër Koresë Veriore? Sipas një analize të agjencisë së lajmeve Reuters sëpaku tetë anije koreanoveriore janë ngarkuar me naftë në Rusi. Të gjithë këto anije janë vërejtur gjatë këtij viti. Nëse lajmi konfirmohet zyrtarisht, atëherë firmat ruse kanë shkelur marrëveshjen e sankcioneve ndaj Koresë veriore në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

“Secila anije ka mundur të ngarkojë 500 deri 2000 tonë naftë në qytetet ruse Vladivostok ose Nahodka në det,” përcjell botasot.info.

Në fillim pretendohej se anijet ngarkoheshin për Kinë ose Kore Jugore, megjithatë ata kanë shkuar drejt Kimchaek, Chongjin, Hungnam ose Najin. Shumica e anijeve më pas ktheheshin përsëri në Rusi.

Në lidhje me këtë lajm, ministria e jashtme ruse nuk ka dashur të komentojë konkretisht.

Përndryshe shkëmbimet tregtare mes Rusisë dhe Koresë Veriore gjatë kuartalit të parë 2017 është dyfishuar në vlerën e  31,4 milion dollarëve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat