Ghani: SHBA do të rikthejë 80% të trupave ushtarake në Afganistan

Bota

Ghani: SHBA do të rikthejë 80% të trupave ushtarake në Afganistan

Më: 21 shtator 2017 Në ora: 17:19
Presidenti afgan, Ashraf Ghani, gjatë fjalimit të tij në OKB.

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka thënë se strategjia e re e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, për të punuar më afër me Kabulin dhe duke pasur çasje më të vështirë ndaj Pakistanit, është plan që ka gjasa të funksionojë më mirë se strategjitë tjera.

Duke folur në një takim me Shoqërinë Aziatike, në Nju Jork, Ghani tha se strategjia e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, për t’i dhënë fund luftës 16 vjeçare dhe tërheqja e trupave ushtarake, ka dështuar sepse Obama sipas tij “ nuk ka pasur partner në Afganistan”.

Presidenti i tanishëm, Donald Trump ka “ një ekip të partnerëve në Afganistan” dhe se Trump ka zhvilluar strategjinë e tij pasi është “konsultuar me ne”, u shpreh Ghani.

Ghani, në një intervistë për Radion Nacionale Publike ka zbuluar disa detaje të strategjisë së Trump-it në Afganistan, të cilat Shtëpia e Bardhë nuk i ka zbuluar.

Ai tha se qëllimi i administratës është t’i rikthejë 80 përqind të trupave ushtarake në Afganistan, të cilët do të jenë nën urdhërat e qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat