Humbin jetën 21 emigrantë

Bota

Humbin jetën 21 emigrantë

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 21:36
ilustrim

Të paktën 21 persona kanë vdekur dhe shtatë të tjerë konsiderohen të zhdukur pas mbytjes së një anije që transportonte emigrantë në Detin e Zi, pranë brigjeve të Turqisë, njoftoi roja bregdetare e turke.

“Rreth 40 emigrantë u shpëtuan në mesditë, por kërkimet vazhdojnë për shtatë ose nëntë persona të tjerë”, sipas një komunikate të rojës bregdetare.

“Një grua shtatzënë, që u transferua menjëherë në spital, e humbi fëmijën pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve”.

“Mbytja ndodhi rreth 64 milje larg zonës së Kefkenit, në veriperëndim të Turqisë”, thekson në komunikatën e saj roja bregdetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat