Lavrov kundër rinegocimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Bota

Lavrov kundër rinegocimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin

Më: 22 shtator 2017 Në ora: 23:04
Sergei Lavrov

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër përpjekës për siç ka thënë “të përzier peshqirët e çajit me peshqirët e duarve” për çështjen e marrëveshjes bërthamore iraniane.

“Të rihapësh marrëveshje për ta rinegociuar, do të thotë se nuk e respekton”, tha ai gjatë një konference për shtyp në OKB në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme vjetore.

Nga ana tjetër Uashingtoni ka kërkuar që të merren parasysh kërcënimet e tjera si programi balistik, ndërhyrja në Siri, sulmet kibernetike etj.

Për shkak të këtyre programeve Teherani akuzohet se është duke destabilizuar Lindjen e Mesme.

“Të përziesh peshqirët e çajit me peshqirët e duarve, është e gabuar”, theksoi Lavrov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat