Tenisonet me K. Veriore i rrisin shqetësimet për Olimpiadë

Bota

Tenisonet me K. Veriore i rrisin shqetësimet për Olimpiadë

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 10:57
Ilustrim

Austria dhe Gjermania dje i janë bashkuar Francës duke thënë se po e shqyrtojnë mundësinë për të mos marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore në Korenë Jugore në vitin 2018, për shkak të tensioneve në rritje lidhur me programin atomik të Koresë Veriore.

Lojërat Olimpike të parapara të zgjasin prej 9 e deri më 25 shkurt të vitit të ardhshëm, mbahen në një vend që është vetëm 80 kilometra në jug të kufirit të fortifikuar kë Koresë Jugore me Korenë Veriore.

Për shkak të përshkallëzimit të fjalëve ndërmjet Phenianit dhe Uashingtonit këtë javë, ministri i jashtëm i Koresë Veriore u tha gazetarëve në Kombet e Bashkuara në Nju Jork se veriu mund ta kryej një test të ardhshëm të bombës hidrogjenike mbi Oqeanin Paqëor, e jo nën oqean.

Ky këmbim i ashpër i kërcënimeve ka ndikuar që ministrja e sportit e Francës, Laura Flessel, tha para dy ditësh se “nëse kjo përkeqësohet dhe ne nuk kemi siguri, atëherë ekipi i Francës do të mbetet” në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat