Meksika goditet nga një tjetër tërmet

Bota

Meksika goditet nga një tjetër tërmet

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 19:22
Ilustrim

Një tjetër tërmet me fuqi prej 6,1 shkallë të Rihterit e tronditi sot jugun e Meksikës, i cili u ndje deri në kryeqytet, katër ditë pas tërmetit që shkaktoi rreth 300 të vdekur në vend.

Epiqendra e tronditjes ishte në shtetin e Oksaka, në jug të Meksikës, njoftoi Instituti Sizmologjik Meksikan.

Mbrojtja civile njoftoi se nuk ka pasur dëme nga tërmeti i sotëm.

Ndërkohë që në kryeqytetin Meksiko vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar nga tërmeti i 19 shtatorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat