Vdes gruaja më e shëndoshë në botë

Bota

Vdes gruaja më e shëndoshë në botë

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 13:26
Eman Ahmed Abd El Aty

Një grua egjiptiane që besohej të ketë qenë më e shëndosha në botë ka vdekur në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Eman Ahmed Abd El Aty,  kishte udhëtuar në Indi në fillim të këtij viti për të iu nënshtruar një operacioni për humbje peshe.

Mediat vendase njoftuan se ajo kishte humbur më shumë se 300 kg, por kishte vdekur nga ndërlikimet dhe kushtet e tjera shëndetësore.

Një deklaratë e spitalit thuhet se 37-vjeçarja kishte sëmundje të zemrës dhe mosfunksionim të veshkave.

"Lutjet tona dhe ngushëllimet e përzemërta shkojnë në familjen e saj", thuhet në deklaratë.

Abd El Aty, ka  ndërruar jetë në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi ku po qëndronte atje që nga maji pasi u transferua pas një operacioni të specializuar në Mumbai të Indisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat