OKB: Të rriten ndihmat në Mianmar

Bota

OKB: Të rriten ndihmat në Mianmar

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 15:08
Ilustrim - Foto nga arkivi

Refugjatët myslimanë të strehuar në Bangladesh që kan ikur nga “krimet e paimagjinueshme” në Mianmar, po ballafaqohen me vështirësi dhe përkeqësim të rrethanave, nëse nuk ka ndihma, ka thënë shefi i agjencisë së OKB-së për refugjatë.

Paralajmërimi ka ardhur kur forcat qeveritare të Mianmarit kanë gjetur trupat e 17 personave hindu, të cilët dyshohen se janë vrarë nga myslimanët muajin e kaluar.

Komisioneri i lartë për refugjatët në OKB, Filippo Grandi ka thënë në një konferencë se “zgjidhjet për këtë krizë janë në Mianmari”.

Deri atëherë, bota duhet të ndihmojërefugjatët “ e traumatizuar rëndë” të cilët po përballen me vështirësi, të cilët ai i kishte vizituar gjatë fundjavës në një kamp në verilindje të Bangladeshit.

Dhuna në Minamarin perëndimorë, në shtetin e Rakhines dhe eksodi i refugjatëve është kriza më e madheqë ka pasur qeveria e Nobelistes Aung San Suu Kyi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat