MJ i Kim Jong Un: Deklarata e Trump, deklaratë për luftë; do bombardojmë aeroplanët amerikanë

Bota

MJ i Kim Jong Un: Deklarata e Trump, deklaratë për luftë; do bombardojmë aeroplanët amerikanë

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 25 shtator 2017 Në ora: 19:24
Kim Jong Un

Pas raketave diverse dhe testit bërthamor situata sa vjen e tensionohet mes SHBA dhe Koresë Veriore. Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti koreanoverior Kim Jong Un kanë filluar kërcënime ushtarake. Një luftë do kishte këtë vijimësi, shkruan “Blick”.

Korea Veriore flet për deklaratë lufte dhe kërcënon me rrëzimin e bombarduesve amerikanë.

Ministri i jashtëm koreanoverior Ri Yong Ho në Nju Jork foli për “deklaratë të qartë lufte” nga presidenti amerikan Donald Trump. Kështu që vendi i tij ka të drejtën e rrëzimit të bombarduesve amerikanë jashtë hapësirës ajrore koreano.

Kjo është e rrezikshme pasi SHBA ka ngritur për fluturime shumë aeroplanë bombardues nga ishulli Guam drejt kufijve hapësinor të Koresë Veriore./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat