Referendumi i Kurdistanit irakian po rrit paqëndrueshmërinë në rajon

Bota

Referendumi i Kurdistanit irakian po rrit paqëndrueshmërinë në rajon

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 11:47
Ilustrim

SHBA është thellësisht e zhgënjyer për zhvillimin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanit irakian, duke vlerësuar në një deklaratë se ky veprim do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe vështirësitë në rajon.

“SHBA është thellësisht e zhgënjyer nga vendimi i qeverisë rajonale të Kurdistanit për organizimin e një referendumi të njëanshëm për pavarësinë, përfshirë në zona që ndodhen jashtë Kurdistanit irakian”, njoftoi Departamenti i Shtetit.

“Marrëdhëniet historike të SHBA me popullin e rajonit të Kurdistanit irakian nuk do të ndryshojnë në dritën e referendumit jo-detyrues, por ne besojmë që kjo fazë do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe vështirësitë për rajonin e Kurdistanit dhe banorëve të tij”, vijoi zëdhënësja e diplomacisë amerikane, Heather Nauert.

Kurdët e Irakut nisën të votojnë të hënën në mëngjes për pavarësinë e tyre gjatë një referendumi historik që pritet t’i hapë rrugën një shteti për të cilin ata po luftojnë prej gati një shekulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat