Alarmohet Brukseli, Kina po përdorur ndikimin financiar për të ndikuar në politikat e BE-së

Bota

Alarmohet Brukseli, Kina po përdorur ndikimin financiar për të ndikuar në politikat e BE-së

Nga: A.S. Më: 5 tetor 2017 Në ora: 14:15
Jean-Claude Juncker dhe Xi Jinping

Kina po përdor fuqinë e saj financiare për të ndikuar në vendimmarrje të Bashkimit Evropian, paralajmërojnë kritikët brenda BE-së, raporton Express.uk, përcjell “Bota sot”.

Më herët ishte propozuar miratimi i një rezolute në Komisionin Evropian për masa më të ashpra ndaj investitorëve kinezë brenda shteteve të BE-së, por tanimë ky propozim është hedhur poshtë.

Franca, Gjermania dhe Italia janë të prirura për të kufizuar ndërmarrjet kineze, por ato u tronditën kur Komisionin Evropian bëri thirrje për të "shqyrtuar mënyrat për të parë investimet nga vendet e treta".

Një koalicion ad-hoc i vendeve më të vogla që përfshinte kampionët tradicionalë të tregtisë së lirë si: Finlanda, Suedia dhe Hollanda u fajësuan për prishjen e propozimeve.

Kina ka përdorur gjithmonë madhësinë e tregut të saj në negociatat me Europën.

Por kritikët e politikave të tregtisë dhe të drejtave të njeriut të vendit frikësohen se Pekini tani ka gjetur një mënyrë për të qenë në gjendje të lartë në Këshillin Evropian, ku liderët kombëtarë mblidhen për të marrë vendime.

Matthias Machnig, sekretari shtetëror i Gjermanisë për çështjet ekonomike dhe një përkrahës vokues i kufizimeve në mbarë BE-në mbi ndërmarrjet kineze, i tha ka disa vende që kanë përfituar në muajt e fundit nga investimet e drejtpërdrejta kineze./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat