Bizneset e BE-së duan të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Iranin, pavarësisht kërcënimeve të Trumpit

Bota

Bizneset e BE-së duan të vazhdojnë marrëdhëniet tregtare me Iranin, pavarësisht kërcënimeve të Trumpit

Nga: A.S. Më: 6 tetor 2017 Në ora: 09:49
Punëtorët iranianë që qëndrojnë përballë centralit bërthamor Bushehr

Krerët e biznesit të Evropës synojnë të mbajnë marrëdhënie tregtare me Iranin, pavarësisht nga kërcënimeve të SHBA-ve për prishje të marrëveshjes me Iranin, raporton The gardian, përcjell Bota sot.

Udhëheqësit e biznesit të BE-së kanë thënë se janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të Iranit në rast të një tërheqjeje të SHBA-së.

Këtë lajm e bëri të ditur Agjencia Daneze e kreditit, e cila dha garanci për eksport në Teheran pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për të anuluar këtë marrëveshje.

Presidenti amerikan thuhet se ka vendosur që javën e ardhshme të anuloj marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Të enjten, ai i tha udhëheqësve ushtarakë të SHBA-së se Teherani nuk po zbaton këtë marrëveshje.

Trump pritet të vendos të mos vazhdojë marrëveshjen, por komuniteti i biznesit në Evropë shpreson se përfitimet ekonomike të marrëveshjes do të inkurajojnë Iranin të qëndrojë në angazhimet e veta.

Duke folur në forumin Evropa-Iran në Cyrih këtë javë, Helga Schmid, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, siguroi drejtuesit e biznesit se BE ishte e angazhuar ndaj marrëveshjes, duke thënë se "si evropianë do të bëjmë gjithçka për ta siguruar që ajo mos të prishet”.

Udhëheqësit e biznesit nga Irani dhe Evropa u mblodhën për konferencën dy-ditore në Zvicër për të shqyrtuar mundësitë e investimeve, por pasiguria përpara vendimit të Trump ka krijuar një atmosferë frike, edhe pse shumë besojnë se marrëveshja mund të mbijetojë përfundimisht.

Refuzimi i Trump për të vërtetuar nuk do të thotë automatikisht se sanksionet do të kthehen në vendin e duhur, edhe pse kjo mbetet si skenari më i keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat