Turnbull: Ligjet për armët në Australi janë ndër më të "rreptat në botë"

Bota

Turnbull: Ligjet për armët në Australi janë ndër më të "rreptat në botë"

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 18:31
Malcolm Turnbull

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull tërhoqi vëmendjen se ligjet për armët në vendin e tij janë ndër më të "rreptat në botë". Deklarata vjen pas një amnistie tre mujore për armët e zjarrit, falë së cilës u dorëzuan 51 mijë të tilla.

Pasi pa aksionin e zhvilluar në Sidnej zoti Turnbull iu referua ngjarjes në Las Vegas kur foli për ligjet e armëve në vendit e tij.

"Është shumë e rëndësishme që ne të mbajmë ligjet tona të kontrollit të armëve, ato janë ndër më të rreptat në botë. E pamë tragjedinë tronditëse që ndodhi në Las Vegas. Vrasësi ishte një koleksionist armësh gjysëm automatike, që një njeri në pozitat të ngjashme në Australi nuk do të mund t’i posedonte. Ne kemi ligje të rrepta të kontrollit të armëve, por nuk vetëkënaqemi me këtë".

Sipas kryeministrit australian armët e dorëzuara do të shkatërrohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat