Automjeti përplaset me ushtarët amerikan, dy të vdekur

Bota

Automjeti përplaset me ushtarët amerikan, dy të vdekur

Nga: Arben Sylejmani Më: 7 tetor 2017 Në ora: 10:25
Automjeti ushtarak përplaset me ushtarët në bazën ushtarake të “Fort Jackson”

Një automjet ushtarak është përplasur me një grup të ushtarëve të premten pasdite në bazën ushtarake amerikane "Fort Jackson" në afërsi të Kolumbias, në Karolinën e Jugut, raporton the Express, përcjell Bota sot.

Si pasojë e saj, dy ushtarë kanë mbetur të vdekur dhe gjashtë të tjerë janë plagosur gjatë aksidentit.

Fillimisht, zyrtarët në bazë kanë thënë se dy nga ushtarët që u goditën janë aktualisht në gjendje kritike.

"Një aksident tragjik që përfshinte një automjet ushtarak dhe një formacion trupash rezultoi në vdekjen e dy ushtarëve dhe plagosi gjashtë të tjerë, dy në mënyrë kritike, thuhet në një deklaratë publike të bazës ushtarake.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat