Irani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë

Bota

Irani po zhvillon armë të shkatërrimit në masë

Nga: A.S. Më: 10 tetor 2017 Në ora: 08:12
Presidenti Donald Trump, djathtas territori në Iran ku dyshohet se po prodhohen armët të shkatërrimit në masë

Një raport që do të lëshohet së shpejt do të zbulojë shtrirjen e programit bërthamor të Iranit për fshehjen e aftësive të tij për prodhimin e armëve bërthamore, raporton Daily star, përcjell “Bota sot”.

Raporti përfshin fotografitë satelitore që tregojnë një numër vendesh ku thuhet se Republika Islamike po zhvillon armë të shkatërrimit në masë.

Ai u hartua nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), i cili mbështetet në Organizatën e Popullit të Mojahedinet e Iranit (PMOI).

PMOI ka monitoruar programin bërthamor të Iranit që nga viti 1991.

Ajo ka akuzuar regjimin se po vazhdon forcimin e aftësive të tij, duke përfshirë punën për "faza të ndryshme të pasurimit, armatimit, bojkotit dhe sistemeve të shpërndarjes".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat