Kontaminohet Evropa me rreze radioaktive, ja arsyeja

Bota

Kontaminohet Evropa me rreze radioaktive, ja arsyeja

Nga: A.S. Më: 11 tetor 2017 Në ora: 10:03
Pamje nga Zyra e Gjermanisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi

Copëza të rrezatimeve janë zbuluar në të gjithë Evropën Qendrore e cila i ka lënë shkencëtarët të habitur për prejardhjen e tyre.

Zyra e Gjermanisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi raportoi rritje të radioaktivitetit në pjesë të Evropës Qendrore dhe Perëndimore javën e kaluar.

Nivelet e rritura u zbuluan në gjashtë vende, si: Gjermani dhe disa të tjerë në Europë duke përfshirë Austrinë, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Zvicrën.

Zyra për Mbrojtjen nga Rrezatimi tha se nuk mund të ishte një aksident në një central bërthamor.

Ata shtuan: "Analizat e reja mbi burimin e substancës radioaktive ruthenium-106 sugjerojnë një çlirim në Evropën Lindore, në një distancë prej më shumë se 620 milje nga Gjermania.

"Analizat e reja të burimit të materialit radioaktiv kanë të ngjarë të tregojnë një lëshim në Uralin jugor.

"Por rajone të tjera në Rusinë Jugore nuk mund të përjashtohen."

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat