Ekspertët japin alarm për përhapjen e një epidemie Në SHBA

Bota

Ekspertët japin alarm për përhapjen e një epidemie Në SHBA

Nga: A.S. Më: 12 tetor 2017 Në ora: 15:54
Epidemia e njohur si Vdekja e Zezë - mund të godas Shtetet e Bashkuara, kanë paralajmëruar ekspertë

Një shpërthim i murtajës pneumonike - i njohur zakonisht si vdekja e zezë - ka vrarë të paktën 45 vetë dhe mund të bëhet një epidemi në Shtetet e Bashkuara, paralajmërojnë ekspertë, raporton the Express.uk, përcjell “Bota sot”.

Më shumë se 231 raste të sëmundjes ngjitëse janë regjistruar në Madagaskar këtë vit, dhe numri i vdekjeve është më i lartë se në vitet e mëparshme për shkak të "shërbimeve të përkeqësuara" të vendit.

Për këtë ekspertët në Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar "vazhdimin e investimeve të vazhdueshme" në shërbimet shëndetësore atje në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes në një epidemi.

Në gusht, një paralajmërim për shëndetin publik u lëshua në Arizonën veriore pasi pleshtat ishin testuar pozitivisht për plagën pneumonike.

Lloji buboni i sëmundjes kalon nga kafshimet e pleshtave, ndërsa lloji pneumonik më i infektuar përhapet përmes kollitjes.

Lista e gjatë e simptomave të zymta përfshin gangrenën, temperaturë të lartë dhe të dridhura. Dy llojet e plagës kontribuan në vdekjen e më shumë se 50 milionë njerëzve në Evropë gjatë Mesjetës.

Mjeku amerikan Peter Small, një klinik i trajnuar për sëmundje infektive që ka punuar në Madagaskar për disa vite, tha se: "Ne kemi raste të sëmundjeve çdo vit në perëndim.

"E vetmja arsye që kemi raste dhe jo epidemi është sepse ne investojmë në një sistem të shëndetit publik.

"Megjithatë, nëse vazhdojmë të mos investojmë në shëndetin publik, ato raste mund të bëhen epidemi këtu në SHBA", shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat