Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani

Bota

Katër të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 21:45
Ilustrim

Një avion mallrash u rrëzua sot në det, në afërsi të aeroportit të Abixhanit, duke mbetur katër të vdekur.

Siç raportojnë mediat lokale nga Bregu i Fildisht, të vdekur janë katër moldavë dhe të plagosur kanë mbetur katër francezë dhe dy moldavë.

“Dhjetë persona ndodheshin në bord, moldavë dhe francezë. Katër viktimat janë me kombësi moldave”, deklaroi  koloneli Issa Sakho, i forcave zjarrfikëse në Bregun e Fildisht, dhe saktësoi se të plagosurit u transportuan në kampin ushtarak francez, që ndodhet pranë pistës së aeroportit të Abixhanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat