Uragani Ofelia mobilizon ishullin Santa Maria

Bota

Uragani Ofelia mobilizon ishullin Santa Maria

Më: 14 tetor 2017 Në ora: 23:00
Ilustrim

Arkipelagu portugez i Azoreve është në gatishmëri të lartë, pasi po u afrohet uragani Ofelia, që pritet të shkaktojë shira të rrëmbyeshme, ndërsa do të përshkojë brigjet e ishullit të Santa Marias përpara se të orientohet drejt Irlandës.

Shtatë nga nëntë ishujt e këtij arkipelagu që ndodhen në Atlantikun verior janë në gatishmëri të lartë, në nivelin e kuq nga ana e mbrojtjes civile rajonale, për shkak të shirave me intensitet të lartë rreth 40 milimetra në orë.

Popullsia lokale është njoftuar të kufizojë lëvizjet gjatë kalimit të uraganit i klasifikuar në kategorinë 2, që do të shkaktojë në këtë ishull stuhi me erëra të forta që i kalojnë 100 kilometra në orë.

Rreth 17 njësitë zjarrfikëse të arkipelagut, me një popullsi rreth 245.000 banorë, janë në gatishmëri për të vepruar në rast nevoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat