Forcat irakene marrin nën kontroll qytetin e Kirkukut

Bota

Forcat irakene marrin nën kontroll qytetin e Kirkukut

Nga: A.S. Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:46
Ushtria irakiane tha se ka marrë kontrollin e objekteve të naftës në qytetin e Kirkukut

Më në fund, forcat qeveritare irakiane kanë hyrë në qendër të Kirkukut, thonë banorët e këtij qyteti, pasi ato më herët morën nën kontroll instalime të rëndësishme jashtë qytetit të kontestuar nga luftëtarët kurdë, raporton BBC, përcjell “Bota sot”.

Dëshmitarët thonë se kanë parë forcat federale duke hyrë në ndërtesën e qeverisë provinciale.

Përleshjet në mes së ushtrisë së qeverisë qendrore të Irakut dhe forcave kurde, Peshmerga pati më herët, ndërsa mijëra banorë u larguan nga qyteti.

Kjo përleshje vjen tre javë pasi rajoni i Kurdistanit mbajti një referendum të diskutueshëm të pavarësisë.

Kryeministri i Irakut ka thënë se votimi referendumi ishte i jashtëligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat