Koreja Veriore: Lufta bërthamorë mund të shpërthej në çdo moment

Bota

Koreja Veriore: Lufta bërthamorë mund të shpërthej në çdo moment

Nga: A.S. Më: 17 tetor 2017 Në ora: 09:26
Paralajmërimi i Kim Jong-ut se lufta bërthamore mund të shpërthejë

Koreja e Veriut ka lëshuar një paralajmërim të frikshëm, duke thënë se lufta bërthamore mund të shpërthejë në çdo moment, ndërsa po ngriten tensionet me SHBA-të, raporton the Express, përcjell “Bota sot”.

Bëhet fjalë për marinën amerikane që nisi stërvitjet ushtarake pranë Gadishullit Korean me grupin e sulmeve të avionëve dhe nëndetëse bërthamore dje.

Ambasadori i Koresë së Veriut, Kim In Ryong pretendoi se asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut nuk ishte viktimë e "një kërcënimi të tillë ekstrem dhe të drejtpërdrejtë bërthamor nga SHBA-të".

Kim paralajmëroi se tensionet në gadishull kanë "arritur pikën prekëse dhe një luftë bërthamore mund të shpërthejë çdo moment".

Sipas tij, SHBA-të do të përballen me një "dënim të ashpër" nëse forcat e Amerikës do të tentojnë të pushtojnë Korenë Veriore.

Duke folur për komitetin e Çarmatimit të Kombeve të Bashkuara, zëvendësi i ambasadorit paralajmëroi se "e gjithë kontinenti amerikan është brenda rrezes sonë të qitjes".

Ndërsa Kim Jong-un ka pohuar më parë se raketat e tij balistike ndërkontinentalë janë të afta të godasin kontinentin e SHBA.

Zëvendës ambasadori pohoi gjithashtu se SHBA-të ka në plan të heqë "udhëheqësin suprem" të Koresë së Veriut, ishin edhe më të rrezikshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat