Nis në Pekin Kongresi i Partisë Komuniste i Kinës

Bota

Nis në Pekin Kongresi i Partisë Komuniste i Kinës

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 08:13
Presidenti kinez Xi Jinping

Ngjarja më e madhe politike e Kinës, kongresi i Partisë Komuniste, ka filluar në Pekin nën masa të larta sigurie.

Presidenti kinez Xi Jinping iu drejtua më shumë se 2,000 delegatëve në kryeqytet për më shumë se tre orë.

Takimi me dyer të mbyllura, i cili zhvillohet një herë në pesë vjet, përcakton se  kush drejton vendin për mandatin e ardhshëm.

Xi, i cili u bë lider në 2012, ka konsoliduar pushtetin dhe pritet të mbetet si shef i partisë.    

Kongresi, i cili gjithashtu vendos për një udhërrëfyes për Kinën për pesë vitet e ardhshme, pritet të përfundojë javën e ardhshme.

Menjëherë pas përfundimit të kongresit, partia pritet të emërojë anëtarët e rinj të organit të lartë vendimmarrës të Kinës, Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, i cili do të drejtojë vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat