Paralajmërojnë ekspertët: ISIS do të kryej sulme terroriste në perëndim

Bota

Paralajmërojnë ekspertët: ISIS do të kryej sulme terroriste në perëndim

Nga: A.S. Më: 18 tetor 2017 Në ora: 09:35
ISIS është zotuar të sulmojë Perëndimin

 Forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA-ta kanë arritur të përzënë terroristët ISIS-it nga qyteti Raqqa që dikur ishte shpallur kryeqytet i të ashtuquajturit shtet islamik, raporton Daily star, përcjell “Bota sot”.

Rënia e Raqqa po shënohet si një fitore domethënëse ndaj ISIS-it, të cilët tani kanë humbur pjesën më të madhe të territorit që ata pretendonin në krijimin e të ashtuquajturit kalifat, në vitin 2014.

Megjithatë, ekspertët kanë frikë se kjo fitore do të thotë "shumë pak" në luftën e mbingarkuar kundër Shtetit Islamik.

Ata thonë se rrjetet terroriste të xhihadit të shtrira anembanë botës, tani më janë "më të fuqishme se sa më parë.

Eksperti i ISIS, Kyle Orton, nga Shoqëria Henry Jackson, thotë se terroristët e ISIS-it janë të zemëruar me humbjen e Raqqas dhe për këtë atë mund të kryejnë sulme terroriste në shtete perëndimore.

"ISIS ka një rrjet ndërkombëtar i cili tashmë është më i fuqishëm se kurrë dhe ata nuk do të largohen".

Orton paralajmëroi gjithashtu se luftëtarët e ISIS tani përpiqen të kthehen në Evropë për të ndërmarrë veprime terroriste, dhe sipas tij shërbimet inteligjente në perëndim po veprojnë me një vëmendje të shtuar.

Sipas tij, terroristët mund ndërmarrin ndonjë sulm në teatër apo në vend publik që frekuentohet nga shumë njerëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat