BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Koresë Veriore

Bota

BE-ja ashpërson sanksionet ndaj Koresë Veriore

Nga: A.S. Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:47
Mogherini thotë se sanksionet e reja do të zbusin tensionet me Korenë e Veriut

Bashkimi  Evropian ka rënë dakord për të goditur me sanksione të ashpra Korenë Veriore si një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Kim Jong-ut për të parandaluar testimet e raketave bërthamore, raporton the Express, përcjell “Bota sot”.

Duke folur përpara Samitit të BE-së, përfaqësuesja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropia, Federicha Mogherini tha: "Ne miratuam sanksione më të ashpra ndaj Koresë së Veriut, regjimi më i rreptë i sanksioneve që Bashkimi Evropian ka bërë ndonjëherë në botë”.

"Shumica e presionit mbi Phenian vjen nga ana jonë dhe shpresojmë se kjo mund të çojë në një negocim paqësor në denuklarizim të gadishullit Korean", tha ajo.

Këshilli i BE votoi për të ndalur plotësisht investimet në Korenë e Veriut dhe ndalon shitjen e naftës së papërpunuar.

Ministrat vendosën gjithashtu të zvogëlojnë sasinë e parave që njerëzit mund t'i dërgojnë në Korenë Veriore.

Një deklaratë të Këshillit Evropian thuhet se "Aktivitetet bërthamore dhe balistike të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (DPRK) përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat