Korea Veriore: SHBA të njohë statusin bërthamor të RPDK

Bota

Korea Veriore: SHBA të njohë statusin bërthamor të RPDK

Nga: Fitim Dika Më: 20 tetor 2017 Në ora: 23:59
Kim Jong Un

Uashingtoni duhet t’ia njohë statusin nuklear Phenianit, kanë thënë zyrtarë të lartë koreanoveriore gjatë bisedimeve rreth çështjeve me SHBA, shkruan “RT”.

“Republika Popullore Demokratike e Koresë nuk do bisedojë rreth armëve nukleare dhe SHBA duhet të njohë statusin bërthamor të RPDK,” tha në Moskë, zyrtarja e ministrisë së jashtme së Koresë Veriore, Choe Son-hui.

Kjo do ishte esenciale për “stabilitetin dhe sigurinë” në gadishullin korean dhe më gjërë. Ata shtuan se Korea Veriore do ishte e gatshme ti përgjigjej SHBA-së me zjarr po qe nevoja./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat