OKB: Vetoja e Rusisë për zgjatjen e hetimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri

Bota

OKB: Vetoja e Rusisë për zgjatjen e hetimeve për përdorimin e armëve kimike në Siri

Më: 25 tetor 2017 Në ora: 06:37
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia

Rusia ka përdorur të drejtën e vetos në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të gjatur afatin e hetimeve të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Vetoja nga Rusia erdhi pak pasi Moska dështoi për të shtyer votën për një muaj, që do të lejonte Këshillin e Sigurimit, të merrte në konsideratë një raport nga inspektorët, që do të zhvillohej me 26 tetor.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzia, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, të cilat e draftuan rezolutën, e quajtën votimin vetëm “ sa për tu paraqitur dhe çnderuar Rusinë”.

Raporti i 26 tetorit do të mbulojë një sulm me armë kimike, përkatësisht sulmi me gazin sarin në fshatin e Khan Sheikhun, i kontrolluar nga opozita siriane në kohën kur ka ndodhur sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat