Shpërthim në termocentral, 9 të vdekur dhe 100 të plagosur

Bota

Shpërthim në termocentral, 9 të vdekur dhe 100 të plagosur

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:23
Shpërthim në termocentral

Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 100 janë plagosur sot në shpërthimin në një termocentral të Indisë, në shtetin federal Utar Pradesh, njoftoi policia.

Zyrtarët thanë se deri te shpërthimi në termocentral, në të cilin përdoret thëngjilli, ka ardhur për shkak të presionit në gyp, transmetojnë mediat e huaja.

Termocentrali është në pronësi të kompanisë më të madhe energjetike të Indisë, NTPC Ltd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat