Veprimet e Rusisë që rrezikojnë luftën bërthamore me SHBA-të

Bota

Veprimet e Rusisë që rrezikojnë luftën bërthamore me SHBA-të

Nga: A.S Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 14:52
Rusia kërkon rihapjen e bazës ushtarake në Kubë

Dy përkrahës të presidentit rus, Vladimir Putin kanë thënë se Rusia duhet të rihap bazën e saj ushtarake në Kubë, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Por, rihapja e kësaj baze ruse në Kubë do të çonte në buzë të një luftë bërthamore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Frants Klintsevich, nënkryetari i komitetit të mbrojtjes dhe sigurisë së senatit rus, ka thënë se: "Baza jonë detare dhe arsenali ushtarak duhet të ekzistojë në Kubë”.

“Rusia duhet të reagojë me vendosmëri ndaj vendosjes së sistemeve amerikane të mbrojtjes nga raketat rreth kufijve të saj, ka thënë më tej ai.

"Natyrisht, kjo duhet të koordinohet me Kubën".

Kjo bazë ruse në Karaibe u instalua pranë Havanë në vitin 1962 - viti i krizës raketore të Kubës kur bota u afrua pranë luftës bërthamore.

Ajo u mbyll në vitin 2002, 11 vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Në atë kohë, Putin kishte thënë se mbajtja e kësaj baze ishte tepër e kushtueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat