Mogherini: Kongresi amerikan të respektojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Bota

Mogherini: Kongresi amerikan të respektojë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 20:53
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini i kërkoi sot Kongresit amerikan, të respektojë marrëveshjen bërthamore të Iranin, e në vënë pikëpyetje nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan refuzoi më 13 tetor të certifikonte këtë marrëveshje historike të arritur në vitin 2015, pa e dënuar zyrtarisht. Kjo procedurë e dërgon topin në fushën e Kongresit, ftuar për të ashpërsuar tekstin nga Donald Trump, i cili kërcënon me një tërheqje të pastër dhe të thjeshtë të SHBA-ve, nëse nuk përmbushen kërkesat e tij.

Parlamentarët amerikanë kanë bërë të ditur se po përgatisin një projektligj me linja ende të paqarta.

“Ajo që u thashë njerëzve në Capitole Hill është që SHBA-të duhet të respektojë marrëveshjen dhe kam marrë garanci nga ana e tyre, nga disa aktorë se është pikërisht ky qëllimi për të cilin po punojnë”, theksoi Federica Mogherini pas takimeve me përfaqësuesit e Kongresit në Uashington.

“Kam marrë udhëzime të qarta se qëllimi është të sigurohemi që SHBA-të të vazhdojnë të respektojë marrëveshjen”, nënvizoi ajo në një konferencë shtypi.

E dërguara e Bashkimit Evropian nuk ka komentuar përmbajtjen e projektligjit që po përgatitet, që ngjan sipas disa vëzhguesve me një rinegocim të njëanshëm dhe me një shkelje të marrëveshjes së nënshkruar nga Teherani me fuqitë e mëdha (SHBA, Kinë, Rusi, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani).

“Rinegocimi nuk është një mundësi, as një pjesë e marrëveshjes. Ky është një moment delikat, puna po vazhdon dhe ne nuk dëshirojmë të ndërhyjmë në debatet e brendshme politike të SHBA-ve”, shtoi ajo.

“Por ne jemi të gatshëm të diskutojmë për përmbajtjen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm të shoqërojë ligjvënësit amerikanë, për të gjetur zgjidhje të përshtatshme me respektimin e marrëveshjes”, nënvizoi Mogherini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat