Trump me tone më të buta ndaj XI

Bota

Trump me tone më të buta ndaj XI

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 10:39
Takimi Trump-Xi

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka lavdëruar liderin kinez Xi Jinping, një kontrast ky i theksuar ndaj kritikave të tij të mëparshme ndaj Kinës mbi çështjet e Koresë së Veriut dhe tregtisë.

Megjithatë,  ai kërkoi  nga Xi të  "punojë shumë" për të bindur Korenë e Veriut  për testet bërthamore.

Në suficitin tregtar të Kinës, Trump u befasoi shumë kur tha se nuk "fajëson Kinën" për përfitimin. 

Këto deklarata presidenti amerikan i bëri në Pekin, gjatë një vizite shtetërore, transmeton KosovaPress. Ai ndodhet në kryeqytetin kinez, si pjesë e turneut të tij në pesë shtete në Azi.                                

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat