SHBA dhe Kina, qëndrime të kundërta për tregtinë

Bota

SHBA dhe Kina, qëndrime të kundërta për tregtinë

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:34
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se SHBA nuk do të lejojë më “abuzime kronike tregtare”.

Trump iu adresua të premten Samitit të Bashkëpuimit Ekonomik Azi-Paqësor, në Vjetnam.

Ai tha se do t’i vërë interesat e Amerikës gjithmonë të parat dhe se vendet e Azi-Paqësorit duhet të ndjekin tregti të ndershme reciproke.

“Nga sot e tutje, ne do të garojmë mbi baza të drejta dhe të barabarta. Nuk do të lejojmë më që të përfitohet nga SHBA-ja. Unë do ta vë Amerikën të parën. Kështu pres edhe nga të gjithë ju të bëni me vendet e juaja”, tha Trump.

Krejt ndryshe nga ai foli presidenti i Kinës, Xi Jinging, i cili tha se globalizmi është i pakthyeshëm dhe shprehu mbështetje për multilateralizmin.

Samiti i Azi-Paqësorit mbledh së bashku 21 ekonomi nga rajoni i Paqësorit – ekuivalente me rreth 60 përqind të bruto prodhimit botëror.

Prejse ka marrë detyrën në janar, Trump ka ndjekur politikën “Amerika e para" dhe e ka tërhequr SHBA-në nga Partneriteti Trans-Paqësor, një marrëveshje e madhe tregtare me 12 vende të Azi-Paqësorit.

Trump ka thënë se kjo marrëveshje i dëmton interesat ekonomikë të SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat