Sekuestrohen armë të Koresë Veriore që po dërgoheshin në Somali

Bota

Sekuestrohen armë të Koresë Veriore që po dërgoheshin në Somali

Nga: A.S Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:18
Tipi i armëve të sekuestruara

Armët e Koresë Veriore janë konfiskuar në bordin e anijeve kontrabandë iraniane, zbulon një raport i OKB-së, raporton “the Express”, përcjell “Bota sot”.

Armët ishin në rrugën e tyre drejt Somalisë së shkatërruar nga lufta, kur ata u kapën nga një inspektim në kërkim të kontrabandës.

Besohet se armët ishin dërguar nga Irani në një përpjekje për të armatosur militantët që po luftojnë në Somali.

Armët u kapën në Detin Arab nga një anije franceze.

Armë të tipit 73 janë prodhuar në Korenë Veriore.

Koreja ka marrë pjesë vazhdimisht në një sërë aktivitetesh të paligjshme për të financuar programet e saj bërthamore dhe raketore.

Gjyshi i Kim Jong-un, Kim Il-sung sanksionoi prodhimin e opiumit dhe medikamenteve të tjera, duke përfshirë mjekësinë e rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat