Afganistan: Nga sulmet e talibanëve janë vrarë dhjetëra policë

Bota

Afganistan: Nga sulmet e talibanëve janë vrarë dhjetëra policë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 12:12
Pjesëtarët e forcave të sigurisë gjatë kontrollit në një postbllok në Afganistan

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet e talibanëve në disa postblloqe të sigurisë janë vrarë së paku 30 pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Sulmet në postoblloqe kishin ndodhur sot në provincën jugore, Kandahar, dhe në atë perëndimore, Farah.

Zyrtarë të policisë afgane thanë se janë vrarë 45 militantë dhe 35 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve.

Sipas tyre, forcat afgane u kanë rezistuar sulmeve dhe asnjëri prej postblloqeve nuk ishte marrë nga militantët talibanë.

Zëdhënësi i talibanëve, Qari Yousuf Ahmadi, tha se talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për sulmet në të dy provincat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat