Vendet e BE-së nënshkruan një pakt për mbrojtjen - Bota Sot
Vendet e BE-së nënshkruan një pakt për mbrojtjen

Bota

E premte, 17 nëntor 2017

Vendet e BE-së nënshkruan një pakt për mbrojtjen

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:30
Marrëveshja e njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO, - i lidh ligjërisht vendet nënshkruese në projekte të përbashkëta për mbrojtjen dhe për rritjen e shpenzimeve.

Njëzetetre vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë nënshkruar një marrëveshje historike për të bashkëpunuar më pranë në fushën e mbrojtjes. Marrëveshja e njohur si Bashkëpunimi i Përhershëm i Strukturuar, ose PESCO, - i lidh ligjërisht vendet nënshkruese në projekte të përbashkëta për mbrojtjen dhe për rritjen e shpenzimeve.

Britania, një prej fuqive më të mëdha ushtarake të bllokut, i ka rezistuar prej një kohe të gjatë këtyre përpjekjeve, por largimi i saj prej bllokut i ka bindur vende të tjera anëtare që ta vazhdojnë realizimin e objektivave të tyre.

Marrëveshja ka mbështetje financiare një fond prej

$5.8 miliardë dollarësh për blerjen e armëve – plus një sasi tjetër parash për operacionet dhe kërkimet për mbrojtjen. Udhëheqësit e përshëndetën paktin si një moment historik për Bashkimin Europian.

“Diçka të tillë një vit më parë shumica jonë dhe e pjesës tjetër të botës e konsideronin si të paarritshme,”- tha zonja Mogherini.

Përkrahësit e paktit thonë se ai do t’u japë fund mangësive që u vunë re gjatë ndërhyrjes së vitit 2011 në Libi, kur aleatët europianë patën mbështejen amerikane me avionë dhe municione.

Tre vjet më vonë, pushtimi i Krimesë nga Rusia i bindi shumë udhëheqës europianë për nevojën për më tepër mbrojtje.

“Tani ka një shans të cilin ata po e shfrytëzojnë, nën drejtimin e Gjermanisë dhe të Francës,”- thotë analistja Sophia Besch.

Shansi ka ardhur falë forcave politike përtej Oqeanit, kryesorja zgjedhja e Donald Trump-it si President i Shteteve të Bashkuara. Gjatë fushatës elektorale, ai e quajti NATO-n "të vjetëruar". Edhe pse që nga ajo kohë ai ka ofruar ndihmë për Aleancën, në Bruksel dyshimet mbeten.

“Së pari, ndjenja e fortë në Europë se Amerika nuk ka për t’i shpëtuar më dhe se ata duhet ta marrin seriozisht mbrojtjen, duke u fuqizuar vetë. Pastaj është Brexit-i. Britania gjithmonë e ka kritikuar integrimin europian në fushën e mbrojtjes.”- thotë analistja Besch.

Britania, e cila sipas planit do të largohet nga BE-ja në vitin 2019, është zotuar se do ta mbështesë paktin.

“Ne mendojmë se këto ide janë premtuese dhe do t’i mbështesim ato.”- tha Ministri i Jashtëm britanik.

PESCO synon ta rrisë bashkëpunimin europian për sigurinë në nivelin e mbrojtjes kolektive, sipas Artikullit 5 të NATO-s.

“Përfaqësuesit e NATO-s po thonë se tani ata nuk shohin ndonjë rrezik dublikimi dhe as për mungesën e rëndësisë. Ata shohin nevojën që vendet europiane të shpenzojnë më tepër për mbrojtjen dhe të bashkëpunojnë më ngushtë,”- thotë analistja Besch.

Analistët thonë se Britania i druhet shfrytëzimit të dyfishtë nga NATO dhe Bashkimi Europian. Ajo mund të jetë e aftë t’u bashkohet projekteve të BE-së nën paktin PESCO, por vetëm në se do të grupi do të ofrojë fonde dhe ekspertizë të konsiderueshme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test