CNN: Migrantët shiten në ankand

Bota

CNN: Migrantët shiten në ankand

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:17
Pamje nga videoja

CNN ka publikuar një xhirim në një lokacion të panjohur në Libi, në të cilin kryhet shitja e dy meshkujve, migrantë.

Në xhirim dëgjohet se blerësit ofrojnë "800, 900,1.000, 1.100", ndërsa siç thuhet, ata janë shitur për 1.200 dinarë të Libisë, rreth 800 dollarë.

Njëri nga burrat e shitur është nga Nigeria. Ai ishte "në ofertë" në grupin e "djemve të fortë të fortë për punë në fermë". Kjo është konfirmuar nga "drejtuesi i ankandit", prapa kamerës.

Pas "ankandit",  ekipi i CNN u takua me dy burra që tani ishin në duart e pronarëve. Ata ishin të frikësuar, nuk mund të flisnin.

CNN shkruan se dhjetëra-mijëra njerëz arrijnë kufijtë libianë çdo vit. Ata janë refugjatë që duan një shans në Evropë.

Shumë prej tyre shesin gjithçka që nevojitet për të financuar rrugën për në Libi dhe për të kaluar Mesdheun. Megjithatë, më pak anije lundrojnë në det, duke lënë njerëz të dëshpëruar në duart e kontrabandistëve.

“Pra, kontrabandistët bëhen pronarë, dhe refugjatët janë skllevër”, shkruan CNN.

Ndërkohë, autoritetet libiane kanë premtuar se do të nisin hetimet lidhur me ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat